SHPËRNDAJE

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha para gazetarëve se tarifa 100 për qind duhet të hiqet dhe po ashtu duhet të ndalet lobimi i Serbisë kundër Kosovës.

Grenell tha se duhet të mundësohet përparimi dhe zhvillimi ekonomik dhe se ky do të jetë mesazhi që do ta përcjellë edhe gjatë vizitës së tij në Beograd, që është planifikuar për të premten.

“I thashë zotëri Kurtit dhe do tu them të gjithë politikanëve që i takojë këtu se nëse duan zhvillim ekonomik taksa 100 % duhet të hiqet. Kjo është diçka e cila duhet të hiqet në të njëjtën kohë me kampanjën e ç’ njohjeve nga Serbia. Dhe mendoj që të dyja këto duhet të hiqen në mënyrë që bizneset të lëvizin përpara. Mesazhin e njëjtë do ta barti edhe në Beograd, dua të shoh që po ecim përpara, dua të shoh se familjet e reja të kenë paga më të mira. Këtë mesazh e kam për juve sot këtu, e të njëjtin mesazh do ta përcjellë edhe në Serbi”, u shpreh Grenell.

Po ashtu, Grenell pas takimit ka folur rreth marrëveshjes finale me Serbinë.

Kujtojmë se më 6 nëntor të vitit 2018, Qeveria në largim e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua më 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete.