SHPËRNDAJE

Javën që shkojë eurodeputeti Joanni Lagos brenda Kuvendit të Bashkimit Europian grisi flamurin kombëtar të Turqisë, një veprim që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një deputet apo eurodeputet të bëj një akt të tillë të paprecedentë. Joani Lagos ka një nivel të ulët arsimor, ka punuar dikur roje tek dyert e diskove në Pirea, më tej kryetari i partisë naziste Agimi i Artë e mori roje personale, duke e bërë edhe deputet 2012-2019, u zgjodh eurodeputet më 2019. Është arrestuar disa herë nga policia greke për rrahje, kërcënime, plaçkitje, trafikim prostitucioni dhe për vrasjen e Pavlo Fushës-(Pavlos Fussa). Gjithnjë ja ka dalë që mos të dënohet për këto akuza. Flitet se ai është informator dhe bashkëpunëtor i zbulim dhe kundërzbulimit grekë duke marrë pjesë edhe në operacionet jashtë Greqisë. Në vitin 2013, policia e krimit ekonomikë i gjeti Lagos në një llogari bankare të padeklaruar shumë 150.000 euro, në kohën e krizës ekonomike. Edhe kësaj herë Joanis Lagos ja hodhi duke deklaruar se janë trashëgim që nga viti 2005. Duke shikuar të shkuarën e tij mendojmë se veprimi për grisjen e flamurit turk në sallën e eurodeputetëve është i orkestruar nga sigurimi i Greqisë për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për të financuar politikisht në uljen e tensioneve turko-greke në lidhje me kufirin detar dhe zonat ekskluzive pasi SHBA dhe presidenti Trump ia përplasi në fytyrë kryeministrit Micotaqit gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë kur ky i fundit u ankua për Turqinë. Ndërsa presidenti amerikanë i tha “Turqia është një aleatë i besueshëm i SHBA dhe NATO-s. Ndërsa presidenti Erdogan gëzon respektin dhe simpatinë time”.

Pra, grisja e flamurit turk nuk duhet të shihet si rastësi as si akti i një eurodeputeti injorantë që përfaqëson votën e popullit grekë, por si një akt i porositur që përcjellë një mesazh. Të grisësh flamurin e një shteti nuk është trimëri as burrëri por tregon nivelin e ulët të individit, edukatën e fituar në bankat e shkollës, besim e ç’thurur me plotë ngarkesë urrejtje ndaj kombeve dhe besimeve të tjera. Eurodeputeti grekë Ioannis Lagos, me grisjen e flamurit kombëtar të Turqisë brenda Kuvendit Europian tregojë nivelin e ulët të përfaqësimit të Greqisë në BE, por edhe BE si një organizatë me paragjykime negative ndaj Turqisë dhe vendeve të tjera të Europës të besim islamik të cilat shtypen e injorohen nga BE. Shembullin e kemi mos anëtarësimin e Turqisë prej kaq vitesh në BE, edhe pse ky shtet i fuqishëm i plotëson të gjitha kushtet, qëndron më lartë ekonomikisht dhe politikisht se shumë vende të tjera të BE. Kemi veton e disa vendeve të BE me në krye Francën ndaj Shqipërisë edhe Maqedonisë së Veriut të cilat shumica e qytetarëve i përkasin besimit islam. Grisja e flamurit të Turqisë nga eurodeputeti grekë Lagos vjen si pasojë e injorimit që ju bë Greqisë në Konferencën e Berlinit 19 Janar, ku Turqia jo vetëm u falënderua nga vendet pjesëmarrëse, por mori rolin kyç të paqësorit për Libinë, të liderit. Kjo i ka tërbuar grekët edhe Greqinë të cilët janë të përkëdhelurit e Europës së krishterë.