SHPËRNDAJE

Danilo

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka dhënë një lajm mjaft të madh për Real Madridin, duke thënë se Danilo do të jetë transferi i parë i tyre gjatë verës.
Pep Guardiola ka befasuar me fjalët e tij, duke thënë se mbrojtësi i Portos, Danilo, do të jetë lojtar i Real Madridit gjatë kësaj vere.

“Porto e ka në skuadër Danilon, lojtarin e ardhshëm të Real Madridit”, ishin fkalët e thëna nga Guardiola gjatë ditës së sotme.

Përndryshe, një deklaratë e tillë e Guardiolës ka krijuar mjaft kaos nëpër media, pasi të gjithë janë të befasuar sesi Guardiola e di një gjë të tillë.

Ai gjithashtu ka folur për një lojtar tjetër të Portos, Tellon duke thënë: “Unë e njoh Tellon që nga koha te Barcelona”.