SHPËRNDAJE

Robben-Ribery

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka pranuar se do ta ketë të vështirë të zëvendësojë dyshen e të lënduarve, Franck Ribery dhe Arjen Robben.
Arjen Robben dhe Franck Ribery janë të lënduar dhe do të mungojnë në duelin kundër Werder Bremenit të shtunën, në kuadër të Bundesligës.
Dhe, trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, e ka pranuar se do ta ketë të vështirë t’i zëvendësojë ata.
“Kemi humbur dy futbollistë ideal në rastet një kundër një. Andaj, duhet ta ndryshojmë strategjinë”, u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp.
Ai e pranoi se francezi dhe holandezi janë futbollistë të pazëvendësueshëm.