SHPËRNDAJE

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” është duke vazhduar me aktivitete bamirëse.

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se tashmë qytetarët mund të kontribuojnë edhe përmes GoFoundMe.

“Për të bërë më të lehtë për ju bamirës, nga sot mund të na ndihmoni edhe me anë të gofundme”, ka shkruar Kastrati.

LINKU: https://www.gofundme.com/f/jetimateballkanit?fbclid=IwAR1rTyNDOzb1CSICxQVCyGLmcRtMllwpjupztOZyvVSsw_qaDgtbGj434uA

Ndryshe, kjo shoqatë në 10 vjetorin e punës së saj ka dhuruar 128 shtëpi. Çelësat e këtyre shtëpive u janë dhuruar familjeve në nevojë nga trevat e ndryshme shqiptare.

“Jetimat e Ballkanit”, llogaritet njëra nga iniciativat më të mëdha humanitare në trojet shqiptare, e cila ka bërë deri më tani rreth 800 familje me kulm mbi kokë, duke arritur të fitojë besimin e donatorëve shqiptarë anë e kënd botës.