SHPËRNDAJE

Për ta parandaluar kontaktin e pacientëve potencialisht të sëmurë nga Virusi CoVID-19 me pacientë me sëmundje kronike dhe të tjerë, Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka hapur ambulancën e posaçme e cila fillon me punë me datë 24.03.2020 ditë e martë me orar 07-18.

Pacientët që kanë simptoma si: kollitje, pengesë në frymëmarje dhe temperaturë të rritur duhet të paraqiten në ambulancën e veçantë dhe të adaptuar.

Sipas drejtorit, Driton Salihu ka potencuar se kjo ambulancë është e vendosur në repartin e Pediatrisë, dispanzeri shkollor në katin e parë në pjesë e përparme të ndërtesës kryesore.

Nëse keni dyshime apo simptoma të lartcekura, janë në dispozicion edhe numrat e telefonit për çdo konsultim me mjekun dhe pediatrin thotë kështu për portalin preshevacom, drejtori Salihu.

Të gjithë pacientat me simptoma të tilla, mos të shkojnë tek mjeku i zgjedhur apo edhe te ndihma e shpejtë gjatë orarit 07-18 por të paraqiten vetëm në këtë ambulancë.

Të gjithë pacientat që janë për terapi kronike, ju lutemi merreni numrin e telefonit të mjekut të zgjedhur dhe brenda orarit të punës kontaktoje mjekun! Për çdo ndryshim, ju njoftojmë me kohë

AMBULANCA:

telefoni fiks: 017 669 194

Telefonat mobil: 060 333 4761

060 333 4816

060 333 5762

Pa panikë.

Rri në shtëpi, thuhet kështu në infon e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë./presheva.com/