SHPËRNDAJE

Presidenca e Shqipërisë në Tiranë, të premtën që lamë pas ishte nikoqire për 121 gratë e suksesit nga trojet shqiptare dh nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë ceremoni solemne përmes fotografive përçohej mesazhi i grave që vinin nga profesione të ndryshme e që ishin bërë pjesë e kësaj ekspozitë dhe libërit me titull “121 foto në një 121 jetë suksesi”. Flora Nikolla, presidentja e Albanian Exellence ka bërë përzgjedhjen e të grave që të jenë pjesë e ekspozitës dhe librit të cilat vinin nga profesione të ndryshme si politikane, ushtarake, biznesmeve, mjeke, artiste, gazetare, pedagoge e të tjera.

Këto gra ishin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, nga shtete të Evropës, Amerika e Kanadaja. Nga Lugina pjesë e kësaj ekspozite ishte kryeredaktorja e portalit preshevacom Arditë Behluli, njëherit drejtoreshë e Shoqatë së gazetarëve Etika.

Sipas zonjës Nikolla imazhet e këtyre zonjave janë përzgjedhur nga një grup kuratorial në përbërjen e të cilit bëjnë pjesë profesionistë kuratorë, fotografë dhe gazetarë, që kanë pasë udhërrëfyes në këndëvështrimin e tyre dy veti thelbësore: suksesin profesional të zonjave dhe çastin domethënës të shkrepjes së fotografimit për të arritur një atmosferë kreative dhe njohëse mbi Zonjat si model suksesi.

Gratë e suksesshme u pritën nga organizatorët dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili në fjlimin etijë përshëndetës deklaroi se presidenca u zbukurua dhe u fisnikërua si asnjëherë tjetër nga prania e 121 zonjave të suksesshme në jetën profesionale, kontributet e të cilave e kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në botë. “Historitë e tyre të suksesit, të sjella së bashku në ekspozitën “121 jetë suksesi në 121 fotografi”, janë shembull frymëzimi dhe model i shkëlqyer për vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen të arrijnë suksese në jetën dhe karrierat e tyre.

I bindur që kur gratë janë të bashkuara dhe zëri i tyre dëgjohet nga të gjithë ne, përfituesit më të mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu! Sa më i madh të jetë roli i gruas, aq më e emancipuar, më e shëndetshme dhe më e bashkuar do të jetë shoqëria jonë! Me ju Shqipëria bëhet vërtetë zonjë!”, është shprehur Meta.

Kurse Flora Nikolla në fjalimin e sajë në këtë mbrëmje si organizatove e këtijë eventi ka potencuar se zonjat e suksesit shqiptar në këto fotografi e biografi të shkurtra që prezanton Albanian Excellence në libër-album, janë bashkëshorte, nëna, motra, mike, personalitete në punën e tyre të cilat njëherit janë edhe të sigurta e të rrepta, të zgjuara, kërkuese, janë shqiptare kudo që jetojnë, janë vlera që ne të gjithë duhet t’i çmojmë dhe t’i vlerësojmë si një mundësi më shumë për vendin e jetën tonë. “Ndaj unë them që rrinë aq bukur së bashku! Ndaj edhe them se bukuria e tyre fizike i përgjigjet aq natyrshëm e lehtësisht statusit të tyre social e intelektual. Ndaj ju them me dashuri e gojë-plotë :

“Mirë se keni ardhur në botën e Albanian Excellence, ju Zonja të suksesit shqiptar, nga gjithë -planeti veshur me tis të mrekullueshëm kombëtar!”, ka thënë mes tjerash Nikolla.

Në këtë mbrëmje të madhe që bashkoi gratë e suksesshme ishte e pranishme edhe Vasfije Krasniqi, e cila edhe para të pranishmëve në Tiranë, potencoi dhimbjen e madhe të Kosovës, atë të dhunimit seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke ndarë përvojën dhe luftën e saj që të jetë zëri i këtyre viktimave në të katër anët e botës.

Mbrëmja u pasurua edhe me performancën e artistes Gjilberta Lucaj, e cila pas 20 viteve mungesë në skenën shqiptare ajo përzgjodhi pikërisht këtë mbrëmje të rikthehet nga New Yorku në Shqipëri./presheva.com/