SHPËRNDAJE

Shqiponjat” i bashkëngjiten mësimit në gjuhën amtare në Shkollën Shqipe në Regensdorf të Cyrih-ut: Genti, Arvaniti, Janina, Besforti, Bilara, Anesa Z., Lorina, Lorisi, Sara, Anesa, Erina, Majlinda, nxënës të grupit të parë kanë arsye të buzëqeshin. Të tjerët do të prezantohen në ditët në vijim, shkruan albinfo.

Shkolla shqipe në Zvicër, ashtu siç kishin paralajmëruar mësuesit dhe veprimtarët e saj filluan dhe vazhduan edhe sivjet me hapjen e pikave të reja shkollore. Për hapjen e kësaj pike shkollore, Shkolla Shqipe në Regensdorf falënderon prindërit dhe veprimtarët, si dhe veçmas Kryesinë e Xhamisë në Regensdorf dhe imamin e saj z. Ferit Zekiri, për angazhimin dhe informimin e bashkatdhetarëve.

Vlen të përmendet se Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon suksesshëm mësimin në klasat e shkollave zvicerane në Uster, në Volketswil, në Rüti, në Fehraltorf, në Schwerzenbach, në Glattbrugg, në Dietlikon, në Brütisellen, në Kloten, në Hori, në Bachenbüllach, në Zürich – Kappeli, në Zürich – Grünau, në Zollikon, në Männedorf, në Adliswil, në Effretikon, në Meilen, në Oetwil am See, në Stäfa, në Wald, në Zürich – Affoltern, në Seebach, në Schwamendigen, në Fällanden, në Thurbenthal, në Egg, në Zumikon, në Herliberg, në Geroldeswil, në Wädenswil, në Uitikon, në Dübendorf, në Maur, duke vazhduar në kantonet tjera në Emmen, në Kriens, në Emmenbrücke, në Schafhausen, në Bernë, në Basel, në Lozanë, në Vevey etj., dhe në javët në vazhdim mërgimtarët shqiptarë do të njihen edhe me hapjen e pikave të tjera shkollore, thuhet në njoftimin e Shkollës Shqipe, shkruan tutje albinfo.ch.

Dhe kjo e premte solli buzëqeshje në fytyrën e nxënësve të shkollës shqipe në Regensdorf të Cyrih-ut. /Albinfo