SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se komisionet ndërshtetërore së shpejti takohen për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Komisionet ndërshtetërore së shpejti takohen për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit!

Për çështjen e rishikimit të Marrëveshjes për demarkacimin e kufirit me Malin e Zi, në raste të shumta, në mirëbesim të plotë, kam biseduar me homologun tim malazez, Dusko Markovic. Kosova dhe Mali i Zi janë gati të formojnë komisionet për rishikimin e demarkimit të kufirit më drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Edhe gjatë Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, me kryeministrin e Malit të Zi rikonfirmuam dakordimin që komisionet të fillojnë punën në afat optimal dhe që së shpejti të hapet një pikë kufitare në Çakorr dhe Kullë. E falënderoj homologun tim, Dusko Markovic, për qasjen konstruktive dhe vullnetin për fuqizimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.