SHPËRNDAJE

Në shënimi e ditëlindjes dhe inicimin e ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole, sot para të pranishmëve ku ishte i ftuar edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, foli kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Ai tha se ky inicim ka nisur nga qytetarët dhe është përkrahur më pas nga bizneset e institucionet, teksa kujtoj vizitën e delegacionit amerikan në vitin 1990 në Kosovë, që më pas do të vazhdonin deri në çlirimin e vendit tonë, shkruan Indeksonline.

”Falemindetit që jeni bashku me rastin e ditëlindjes së Bob Dole, nisjen e një projekti për shtatoren e senatorit.

Kujtojmë vitin 1990 dhe vizitën e parë e delegacionit amerikan në Kosovë, derisa Dole ishte duke bisedu me presidentin historik Ibrahim Rugova, kjo vizitë ishte kthesë, nisje për së mbari e Kosovës dhe kështu u vazhdu nga të gjithë ata dhe sot populli ynë e nderojmë vetën dhe miqësinë.

Jemi të gëzuar që populli i drejtohet me një falenderim senatorit Dole dhe urojmë që miqësia të jetë e përjetshme. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën”, përfundoi Haradinaj.

Ndryshe shtatorja do të punohet nga skulptori kosovar, Luan Mulliqi.