SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është keq që BE-ja me rrejt Kosovën për vizat.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke folur për liberalizimin e vizave, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që BE-ja ia ka vënë.

“Po dëgjoj plotë deklarata, duhet të kuptojmë një gjë, ekziston një kontratë mes Kosovës dhe BE-së. Ato kushte që BE-ja ia ka vënë Kosovës dhe që i ka përmbushur, përkundër fakti që ka qenë e vështirë, ne i kemi kry obligimet. Tash është keq prej BE-së me e rrejt Kosovën”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në RTK.