SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur fjalë të mira për protestën e mbajtur dje të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Më vjen të shprehë falënderim për protestën dhe protestuesit sepse vërtetë ishte protestë paqësore”.

Sipas Haradinaj në protestën e thirrur për të kundërshtuar prekjen e kufirit të Kosovës, do të duhet të kishte më shumë flamuj shtetërorë.

“Më shumë flamuj të Kosovës do ta kishin ndihmuar porosinë për ruajtje të tërësisë territoriale dhe kufijve të vendit”.

“Megjithatë ishte protestë paqësore dhe e dinjitetshme dhe i falënderoj të gjithë”.