SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj, sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuar në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Haradinaj tha se ka qenë i ftuar si i dyshuar mirëpo theksoi se ka marr këshilla ligjore që të mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga prokurorët.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që mos të përgjigjem në pyetje. Këto janë procedura ligjore jo për të fsheh diçka nga publiku, por nuk ka materie, përmbajtje për çka bëhet fjalë, por meqë ligji nuk ma lejon, këshilla ligjore ka qenë që mos të hyj në diskutim.. “, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ende nuk e dinë rolin e tij se për çka është ftuar si person dyshuar.

Haradinaj gjatë prononcimit për media po ashtu tha se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit dhe sovranitetit.

Ai tha se do të kthehet në Kosovë, si të gjithë kolegët tjerë në politikë, në shërbim të qytetarëve.

“Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Kam dhënë shembull të respektimit të ligjit. Nuk po jap leksione, e kam bërë detyrën time”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje, gjithashtu potencoi se asnjëherë nuk do ta vendos Kosovën në pozita të mos respektimit të ligjit.

Drejtpërdrejt nga Haga

DUKE NDODHUR 24.07.2019Drejtpërdrejt nga HagaJakup Krasniqi përfundon intervistimin në dhomë e specializuar#DukeNdodhur

Gepostet von RTV Dukagjini am Mittwoch, 24. Juli 2019