SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë tha se kush mendon se do të merr tokë prej Kosovës e ka shumë gabim.

Haradinaj në këtë konferencë theksoi nëse kufijtë nuk i pëlqejnë dikujt në Ballkan ma së shumti kanë të drejtë shqiptarët, por sipas tij, atëherë të flitet për kufijtë e krejt shqiptarëve e jo vetëm për një pjesë që duhet të hiqet Kosovës, e kamufluar në emër të korrigjimit apo demarkimit. Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim. A ke i Kosovës, Shqipërisë a ke kushdo qoftë.

As një metër nuk merret më, a ke ai Ramushi, Edi Rama a Hashim Thaçi a kushdo tjetër, gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve e larë me gjak. 17 shkurti nuk preket më. Duhet ta dijë gjithkush këtë… Ne s’mund t’i hapim vendimet tona… E kemi marrë vendimin më 17 shkurt 2008. Nuk ka shtyrë kush me zor, e kemi marrë prej vullnetit të lirë. Na ka njoft Shqipëria në këta kufij, na ka njoft Amerika, pse na me hap veten? Kur është gati Serbia me na njoft, mirë se vjen… Nuk presim prej të tjerëve, Kosova është e popullit të vet, e kombit të vet dhe e aleatëve, por nuk presim, ne do t’i kryejmë punët tona…

Kjo nuk i dedikohet një individi dhe apo forcave politike por është gabim të mendohet në zgjidhje territoriale mes Kosovës e Serbisë”, u shpreh kryeministri i vendit, Ai tha se nëse kufijtë nuk i pëlqejnë dikujt në Ballkan, më së shumti kanë të drejtë shqiptarët. “…Po atëherë po flasim për krejt kufijtë e shqiptarëve dhe nuk mund të flasim vetëm për një pjesë që duhet me ju hjekë Kosovës, e kamufluar në emër të korrigjimit apo demarkimit. Kjo nuk bëhet fjalë dhe s’ka me ndodh sa ka shqiptarë në Kosovë”, tha Haradinaj.