SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka atakuar edhe të enjten gatishmërinë e presidentit Hashim Thaçi për t’i negociuar me Serbinë kufijtë e Kosovës, por ka theksuar se vetëm kreu i shtetit është autoriteti që do ta përfaqësojë vendin në këtë proces të negociatave.

Në ballë të bisedimeve ai nuk parasheh të jenë edhe përfaqësuesit e Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

E ka thënë këtë gjatë një bashkëbisedimi që ka pasur me studentët në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Një student i vitit të tretë të Shkencave Politike e ka pyetur kreun e Qeverisë nëse e shihte veten hisedar në “tradhtinë kombëtare” – siç Haradinaj kishte thënë se do të bënte kushdo që ia negocion kufijtë shtetit – nisur nga fakti se akoma ndodhet në fuqi një rezolutë e Kuvendit që e autorizon vetëm kryeministrin që të dialogojë me Serbinë./KD