SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ishte decid në qëndrimet e tija në emër të Qeverisë shqiptare që çështja e librave shqip të mos debatohet më por të procedohet më tutje.

Edhe presidenti Vuçiç ishte pas dakorduar në takimin e përbashkët që kishin pak kohë më parë Rama- Vuçic, ka thënë kështu për preshevacom kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Fatkeqësisht procedurat institucionale pas këtijë takimi na bëjnë me kuptu se janë procedura burokratike si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri gjë që shumë çka po humbet brenda kohës ka thënë Arifi.

Edhe vizita e minisitres së arsimit të Republikës së Shqipërisë në komunën e Bujanocit ishte vizitë më tepër informative se sa konkrete apo teknike. Harmonizimi i teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës po mbetet edhe më tutje problematike e cila nuk po realizohet nga Qeveria e Serbisë ka thënë i pari i Preshevës.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi mbetet optimist se së shpejti do ti kemi librat adekuate shqip për nxënësit e arsimit fillorë dhe të mesëm në Luginë të Preshevës./presheva.com/