SHPËRNDAJE

Kryetari i komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturës, Rini dhe Sport nga Kosova, Nait Hasani së bashku me antarët e tjerë të përbërë nga deputet e parlamentit të Kosovës, dhe i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku, kanë qëndruar sot në komunë e Bujanocit, ku janë pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptar Jonuz Musliun së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Këshillit.

JonuzMusliu-NaitHasani-1

Në takim e sipër që është mbajtur në zyrat e Këshillit delegacioni është njoftuar për së afërmi me problemet sidomos të arsimit fillor, të mesëm dhe atij të lart në shkollat shqipe të Luginës së Preshevës, ku janë cekur mungesa e teksteve shkollore e me theks të veçanet për problemin e mos nostrifikimin e diplomave të studentëve nga Lugina që studiojnë në universitetin e Kosovës. Në prononcim të përbashkët për media kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka thënë se, “ne i kemi njoftuar komisionin e lart pranë kuvendit të Kosovës për problemet që kemi në fushën e arsimit”.

JonuzMusliu-NaitHasani

“Ne biseduam gjërë e gjatë me hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet Lugina në fushën e arsimit, tekstet mësimore, nostrifikim e diplomave. Na premtuan se do të mundohen komisioni që së paku të jetë më afër Luginës së Preshevës që ky problem të evitohet” ka thënë Musliu, transmeton presheva.com.

ValdetSadiku

Nga ana tjetër Nait Hasani thotë se, “komisioni për arsim në kuvendin e Kosoës është i përkushtuar për çështjet e arsimit në Luginën e Preshevës si dhe pranë ministrisë së arsimit, që këto probleme të zgjidhen dhe nxënësit e Luginës të mësojnë me unifikimin e librave që kemi në Kosovë. Hasani gjithashtu tha se, është e nevojshme që edhe këtu të kemi pjesë të fakulteteve në mënyrë që studentët të kenë koston më të lirë për studime.

NaitHasani

“Ministria jonë dhe qeveria e Kosovës ka pasë dhe ka angazhime të vazhdueshme, ndoshta jo sa herë kërkohet, por përkushtimi është, dhe është e nevojshme që disa pjesë të fakulteteve të jenë këtu, në mënyrë që studentët të studiojnë këtu që ti ikin shpenzimeve të mëdha që janë enorme për studime jashtë. Shqipëria ka bërë një hap me njohjen e diplomave dhe na do ta bëjmë këtë, sepse jemi pjesë e bisedimeve në Bruksel me Serbinë, pikërisht për këtë çështje, prandaj besoj që shumë shpejt do të jenë të njohura diplomat e Universitetit të Prishtinës këtu dhe ata që e kanë kryer fakultetin atje të jenë pjesë e punës dhe angazhimit të drejtpërdrejtë” ka thënë Hasani.

JonuzMusliu-NaitHasani-2

“Edhe librat shkollorë do të angazhohemi që këtë vit, 2015/2016 ti kenë falas sikurse i kanë në Kosovë, që ti dalim në ndihmë kësaj popullate” ka shtuar Hasani.

Ky delegacion i shoqëruar nga Musliu ka vazhduar vizitën edhe në komunë e Preshevës për të u takuar atje me përfaqësues të komunës dhe shkollave fillore e të mesme. Delegacioni i kryesuar nga Nait Hasani edhe nesër do të qëndroj në komunë e Bujanocit për të u takuar me kryetarin e komunës Nagip Arifin si dhe për të vizituar disa shkolla në komunën tonë. /presheva.com/