SHPËRNDAJE

Hazard-Mourinho

Ylli i Chelseas, Eden Hazard e ka kritikuar menaxherin e skuadrës, Jose Mourinhon.
Jose Mourinho ka marrë kritika nga ylli i Chelseas, Eden Hazard. Ky i fundit mendon se strategu portugez ka gabuar që e ka shitur talentin belg, Kevin De Bruyne.

De Bruyne po shkëlqen te Volfsburgu, derisa Hazard beson se reprezentuesi belg ka cilësi të mjaftueshme që të luaj te skuadra angleze.

“Chelsea do të kishte qenë më e fortë në qoftë se do ta kishte mbajtur De Bruynen. Ai është një lojtar i madh. Por, Mourinho vendosi ta lë që të shkoj” tha Hazard për të përditshmën franceze L’Equipe.

“Nuk ishte vendimi im, edhe pse unë jam i sigurt se ai mund të kishte shkëlqyer në Chelsea sepse ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Edhe pse unë mendoj në Chelsea ka më shumë presion se në Volfsburg”, ka theksuar Hazard.