SHPËRNDAJE

Në takimin e radhës koordinues me kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ku mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës, Z. Agim Bahtiri edhe njëherë u potencua kërkesa që Lugina e Preshevës të jetë temë e bisedimeve në Bruksel, përcjell presheva.com.

Armend Aliu, zëvendës kryetar i Komunës së Preshevës, përsëriti qëndrimin e pakontestueshëm që zgjidhja e çështjes së Luginës, çfarëdo qoft ajo, duhet të përfshijë Luginën si tërësi teritoriale.

Në takim ishin edhe kryetari i komunës së Bujanocit edhe një përfaqësues nga komuna e Medvegjës.

Konsensusi politik është mëse i nevojshëm si në Luginë edhe në Kosovë dhe tentativat për marje të poenave politikë do t’i kthehen me bumerang të gjithë atyre që po tentojnë të trumpetojnë folklorizëm.(presheva.com)