SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se debati për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës e Serbisë është i koordinuar.
Ky koordinim, sipas tij, është bërë nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

“Kosovën e ka zënë të papërgatitur”, është shprehur Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Haziri ka vlerësuar se “kauza e shqiptarëve në lindje është e shenjtë. Duhet të punojnë Prishtina e Tirana më shumë për ta”.

“E meritojnë një kujdes më të madh, dhe një debat”, ka thënë ai në T7.

PRESSING

Gepostet von T7 am Dienstag, 25. September 2018