SHPËRNDAJE

Herrera

Ndonëse mund të duket si një gjë e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Skuadra e Portos është duke synuar që të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve në këtë sezon.
Pas fitores me rezultat 4-0 kundër Baselit, Herrera ka thënë se skuadra e tij është duke e synuar finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
“Ne kemi shënuar gola shumë të bukura kundër Baselit. Ishte shumë e rëndësishme për lojtarët dhe për klubin që të jemi në mesin e tetë skuadrave më të mira në Europë”.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të qëndrojmë në këtë garë. Në Ligë të Kampionëve skuadrat mund të befasojnë. Ne e duam finale”, përfundoi Herrera.