SHPËRNDAJE

Alokimi i netëve gjysmë-finale për “Eurovision Song Contest 2020” u zhvillua në sallën e qytetit të Roterdamit.

Gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të pranishëm ishin Zippi Brand Frank, nënkryetari i komunës së Tel Avivit, dhe Ahmed Aboutaleb, kryetar i Roterdamit, përkatësisht përfaqësuesit e shteteve ku “Eurovision”-i u zhvillua vitin e kaluar, dhe atë ku do të zhvillohet sivjet.

Me përjashtim të gjashtë shteteve që kualifikohen drejtpërdrejt në finalen e “Eurovision”, të gjitha shtetet tjera do të garojnë në dy netë gjysmë-finale për të tentuar të futen në top 10 shtetet që kualifikohen për në finale.

Nga shtetet që prekin zyrtarisht finalen: Gjermania, Italia dhe Holanda, të cilat do të interpretojnë në gjysmë-finalen e parë, ndërsa Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar do të marrin pjesë në gjysmë-finalen e dytë.

Këto gjashtë shtete thjeshtë do të prezantojnë këngët e tyre pasi ato janë të kualifikuara automatikisht, por kanë të drejtë që të votojnë në netët përkatëse kur janë përcaktuar, duke pasur kështu të drejtë të ndikojnë në procesin e votimit

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, është caktuar të performojë në natën e dytë gjysmë-finale e 18-ta me radhë, me ç’rast do të përmbyllë fazën konkurruese të shteteve për dy netët gjysmë-finale.

Më poshtë ju sjellim listat përkatëse sipas të cilave shtetet garojnë në dy gjysmë-finalet e “Eurovision 2020”.

Gjysmë finalja e parë 12 maj:

Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika

Gjysmë finalja e dytë 14 Maj:

Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria

Nga 10 shtete sa do të kualifikohen nga secila netë gjysmë-finale dhe gjashtë shtete në fuqi të cilat janë automatikisht pjesë e finales, në total 26 shtete do të garojnë në natën finale të “Eurovision 2020”, që do të mbahet më 16 maj 2020, në Roterdam të Holandës.