SHPËRNDAJE

Në vitet 1994/95, Ibish Ahmeti mjek në Suharekë u informua nga politika e atëhershme se një ditë lufta mund të ndodhte në Kosovë.

Ahmeti kishte nisur sigurimin e barnave anë e mbanë Kosovës, deri në krismat e para që lajmëruan fillimin e luftës.

Për t’u stacionuar më pas në shtëpinë tre katëshe që u dha për shfrytëzim në fshatin Budakovë si spital ushtarak i UÇK-së.

I biri i pronarit të shtëpisë, tregon se babai i tij vendosi në dhënien e shtëpisë pas bashkimit të tre djemve me ushtrinë.

Ramizi kishte qenë i angazhuar si roje spitali, ndërsa gratë e familjes përkujdeseshin për larjen e rrobave të ushtarëve të plagosur, raporton TCH.

Fatit të luftës i ishte bashkuar më pas edhe i biri i mjekut, Kushtrimi që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç.

Spitali Ushtarak në Budakovë të Suharekës ishte në shërbim të Brigadës 123 të zonës operative të UÇK-së.

Megjithëkëtë, përveç një pllakate të vendosur në murin e shtëpisë që u mbijetoi tri ofensivave të ushtrisë serbe, asgjë tjetër nuk të orienton në të kaluarën historike.