SHPËRNDAJE

Një burrë 86-vjeçar i infektuar me coronavirus, vdiq të premten në Holandë, ndërsa është edhe personi i pare në këtë shtet që ndërron jetë nga virusi.

Sipas mediave të huaja,  personi vdiq në spital në portin e Roterdamit.

Holanda kishte raportuar të infektuarin e saj të parë, më 27 shkurt, ndërsa që nga e enjtja 82 raste janë konfirmuar nga virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë se vendi më i prekur në Evropë nga coronavirusi është Italia, me 2,706 raste dhe 148 të vdekur.