SHPËRNDAJE

Dashi

E marta do ju gjeje në pritje. Në punë ju jeni në rrugën e duhur për të mbyllur një biznes të rëndësishëm dhe të hyni në negociata: është koha të forcoheni me situatat që keni zvarritur për ca kohë. Sektori financiar ju mbështet. Nga ana tjetër, dashuria si çift ëmbëlson ditët tuaja; Takimet e reja premtojnë të jenë të ngrohta dhe shumë pasionante.

Demi

Do keni shumë rëndësi në grupin tuaj shoqëror. Sektori i punës gjithashtu fiton pikë. Do keni kënaqësi personale dhe financiare. Fantazia dhe krijimtaria juaj do jetë më e lartë se kurrë dhe ambiciet tuaja do shtohen edhe më shumë. Nëse bie në dashuri, emocionet mund të vijnë deri në pikën e duhur.

Binjakët

Do keni një punë sfiduese por të kënaqshme, nëse ju bëheni sa më shumë krijues dhe të gjithë këtë krijimtari ta vini në funksion të biznesit tuaj. Nëse punoni për të tjerët do keni probleme me shefin tuaj arrogant. Do keni dhimbje në stomak dhe shumë stres.

Gaforrja

Ditën e sotme ju do jeni shumë të shoqërueshëm dhe komunikues. Do krijoni miqësi dhe kontakte. Një konferencë apo shfaqje televizive zgjeron horizontin tuaj drejt interesave të reja. Me Venusin në një shenjë miqësore, gjithçka do të shkojë mirë përsa i përket përzemërsisë. Nëse jeni beqarë, do kini takime të reja dhe shumë optimiste.

Luani

Ju keni në dorën tuaj intuitën, racionalitetin, kohën dhe fatin, kartat tuaja fituese. Me këtë kombinim të rrallë dhe të paçmuar ju do jeni fitues si në punë ashtu edhe në dashuri. Nëse paatë nuk mungojnë në xhepin tuaj, do të jeni në gjendje të përballoni çdo angazhim të papritur.

Virgjëresha

Ju do dëshironit shumë të pushonit ditën e sotme por shanset janë të ulta. Planet do ju prishen dhe do bëni gjëra që nuk ju tërheqin. Për të qenë më produktivë, duhet të shmangni çdo shpërqendrim dhe të mos dëgjoni muhabetet që qarkullojnë në zyrë.

Peshorja

Sot do jetë një ditë me keqkuptime që lidhen me kolegët, faturat për të paguar etj. Do keni shumë gjëra për të bërë por gjithçka do të përfundojë së shpejti. Mos u emociononi shumë për një shaka, të një kolegu ose një bashkëpunëtori. Praktikoni sportin tuaj të preferuar për të nxjerrë jashtë energjitë tuaja të tepërta. Në jetën në çift duhet të jeni më aktive.

Akrepi

Në qendër të qiellit tuaj qëndron një Hënë superlative. Dita e sotme paralajmëron plot surpriza, por edhe me mundësi stimuluese profesionale. Sfera sentimentale siguron momente vërtet të lumtura për ata që kanë një histori të bukur dashurie në vazhdim. Beqaret nuk do humbin takimet kurioze dhe emocionuese.

Shigjetari

Hëna tek Peshqit është e mjaftueshme për t’ju prishur plotësisht rehatinë. Megjithatë, pjesërisht, faji është edhe i juaji: ju jeni prekës dhe e bëni qimen tra për çdo gjë. Do përballeni me përplasje në shtëpi dhe në zyrë, keqtrajtime gjatë udhëtimeve dhe grindjeve me ata që do ju japin ide të kota. A jeni në çift? Nëse kanë mbetur gjëra në pritje me partnerin tuaj, përpiquni t’i sqaroni ato. Ngadalësoni ritmet.

Bricjapi

Të nxitur nga yjet, do të jeni aktiv dhe ndërmarrës! Sido që të jetë aktiviteti që do kryeni, i pavarur ose i varur, do të jeni në gjendje të pohoni mendimet tuaja pa lënë pas dore sjelljet e mira. Kompleksiteti dhe harmonia në marrëdhënie. Jeta e një çifti do ketë momente të jashtëzakonshme dhe arritjet e reja. Falë idesë së mirë të një miku, diçka me fat mund të lindë.

Ujori

A duhet të merrni një vendim të rëndësishëm? Dëgjoni zërin e arsyes, i cili sigurisht nuk ju mashtron. Marsi zhvendos vëmendjen drejt fizikut dhe mirëqenies: Ato nuk duhet të lihen pas dore. Ju jeni intuitiv, antenat tuaja janë të ndjeshme; ata ju tregojnë mënyrën më të mirë për tu sjellë në punë dhe dashuri. Shpejtoni për punët që ju interesojnë.

Peshqit

Ju ndiheni në harmoni me veten tuaj, me gjithçka që ju rrethon: pajtues dhe më tolerant se kurrë. Një lajm i mirë ju pret në punë, nëse keni një veprimtari të vetëpunësuar. Planetet të tilla si Hëna, Venera, Neptuni dhe Jupiteri po ndizen si një kometë dhe do jenë të gatshme për t’ju shërbyer raste të arta. Suksese e madhe në dashuri. Ajo që ka më shumë rëndësi për ju e për partnerin tuaj më në fund mund të arrihet!