SHPËRNDAJE

Dashi

Yjet i japin smalt komunikimit tuaj. Ato premtojnë sukses për ata që kanë një veprimtari tregtare ose për ata që merren profesionalisht me komunikimin. Është e qartë që kjo fazë ju përshtatet plotësisht, dhe ju lejon të vendosni veten në plan të parë në jetën shoqërore dhe profesionale! Pak më shumë vëmendje në çështjet financiare, ligjore dhe burokratike.

Demi

Energjitë po zvogëlohen dhe ju nuk do ndiheni shumë mirë. Do përballeni më ndonjë sëmundje të lehtë. Kushtojini shumë rëndësi mënyrës tuaj të jetësës, shtyni disa angazhime dhe mos e sforconi veten më shumë sesa duhet. Në çështjet sentimentale, do të keni mundësitë për t’u argëtuar dhe për t’u ndjerë mirë me partnerin tuaj.

Binjakët

Ju jeni të gatshëm të luftoni për të marrë atë që dëshironi, por jo domosdoshmërisht merrni atë që dëshironi. Për të shmangur zhgënjimin, do të bënit mirë të mos vendosni qëllime ambicioze, të paktën për momentin. Në sferën private, një dhuratë simbolike do të mbush zemrën tuaj me gëzim dhe do ju karakterizojë ëmbëlsia dhe butësia në çift. Do përballeni me një telash financiar.

Gaforrja

Dita hapet me disa probleme. Kushtojini vëmendje këtyre problemeve që të mos thellohen edhe më shumë. Në familjen tuaj po kaloni një kohë pa dyshim të vështirë për shumë arsye, por mbase nuk jeni duke bërë asgjë për të përmirësuar situatën. Jeta në çift gëzon një fazë pozitive, ku gjithçka do jetë në rregull.

Luani

Stimuluar nga një lojë dinamike planetare, dita do të rrjedhë me butësi dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha në çdo fushë. Idetë e reja do të lindin për të zgjidhur punën dhe qëllimet e reja në tërësi. Nuk përjashtohet mundësia që dikush mund të arrijë të bëjë një punë të madhe. Është gjithashtu e lehtë të kuptohet që jeta në çiftit do të jetë e këndshme dhe e dobishme. Rinovoni pamjen dhe veshjet tuaja.

Virgjëresha

Gjërat duket se po lëvizin në drejtimin e duhur dhe po sjellin lajme. Puna, përmbushja profesionale dhe suksesi shoqëror janë gjithashtu në rrugë të mbarë. Idetë dhe intuita juaj mund t’ju japin mundësinë e duhur për t’u paraqitur mirë ose për të përfunduar një iniciativë personale për të cilën do të keni meritat personale. Mos i kultivoni dyshimet dhe hapeni veten me besim për ata që ju duan.

Peshorja

Presioni Astral mbetet i lartë edhe sot. Sektori i afeksioneve dhe i marrëdhënieve ndërnjerëzore, tani ka filluar të jetë në qendër të vëmendjes tuaj, duke e lënë punën, biznesin apo karrierën disi në hije. Në parim, në fushën emocionale, në këtë ditë, mund të prisni më shumë tensione dhe vështirësi sesa kënaqësi dhe harmoni, veçanërisht nëse jeni çift.

Akrepi

Si gjithmonë edhe ditën e sotme do jeni gjatë gjithë ditës dinamikë dhe aktivë në vendin e punës. Do jeni të gatshëm të shfrytëzoni çdo mundësi të favorshme që ju ofrohet. Duke pasur parasysh kalimin hënor në fushën e gjashtë, do të jetë e përshtatshme që të gjeni kohë për veten tuaj dhe t’i kushtoni rëndësi mirëqënies fizike, bukurisë dhe të dashurit që keni. Ëndërroni sa më shumë!

Shigjetari

Është koha për të hequr dorë nga dembelizmi dhe për të luftuar në aktivitetin profesional. Një punë e madhe ju mban mendjen të zënë: kontaktet e reja profesionale mund të jenë premtuese dhe t’ju sjellin përfitime financiare. Edhe nëse jetoni historinë më të harmonishme të dashurisë, do të ndjeni një nevojë të fortë për t’u vlerësuar me butësi nga partneri juaj.

Bricjapi

Hëna e shtrembër në Dashi. Një tension i vogël dhe momente të ndryshme konfuzioni janë shkaktuar nga disavantazhi i disa yjeve; mos merrni vendime të nxituara, mos prishni marrëdhëniet që ju interesojnë. Nëse punoni në një ekip ose në kontakt me publikun, përpiquni të mos jeni mendjemëdhenj dhe mos ngrini zërin tuaj për të shmangur diskutimet. Nëse jeni çift, duhet të tregoni më shumë mirëkuptim ndaj partnerit tuaj.

Ujori

Do jeni mjaft tërheqës dhe në një formë të shkëlqyer. Do ju duket sikur keni pushtuar botën me vetëbesimin që ju karakterizon. Ata që janë çift, do organizojnë një mbrëmje romantike në një vend shumë tërheqës. Do ju presin programe fantastike në mbrëmje.

Peshqit

Nuk është një ëndërr, gjërat e bukura që po ju ndodhin janë të vërteta dhe ju i meritoni ato. Gëzojini ato! Për ata që shkruajnë, pikturojnë ose merren me aktivitete artistike, frymëzimi rritet, dhe dikush madje mund të përfundojë një punë që do të vlerësohet shumë. Mbrëmje e ëmbël për shumicën prej jush: do të dëshironi të ëndërroni, të kërkoni butësi dhe momente romantike.`