SHPËRNDAJE

Të përshtatshëm, por të ndryshueshëm dhe jo të qëndrueshëm… Të shkujdesur dhe synojnë ndryshime

Ndaj partnerit janë ftohtësish të sjellshëm, ndërkaq vetë dëshirojnë të pispillosen. Nuk janë seriozë, janë mjaft emocionalë, e duan dashurinë. Nuk janë të aftë për ndonjë lidhje më serioze dhe më të gjatë, sepse kanë shpirt të paqëndrueshëm dhe aventuresk.

Kur Binjakët dashurohen, bëhen të butë dhe besnikë ndaj dashurisë së tyre. Binjakët janë argëtues të shkëlqyeshëm, të cilët kanë të theksuar kuptimin për humor dhe për shaka të vogla, të cilat mund t’i shpartallojnë edhe situatat më të pakëndshme.

Janë të njohur me ngjarjet më të reja. Flirtojnë në mënyrë shumë inteligjente, duke i lejuar partnerit që të ndihet më i sigurt dhe më i vlefshëm…

Për Binjakët 2020-a do të jetë freskuese. Patjetër duhet të përcaktoni tempin tuaj këtë vit. Nëse ndiheni tepër i ngadalshëm, atëherë bëhuni më aktiv. Ndërkaq nëse duket që jeta ju është tepër e shpejtë, atëherë ngadalësoni.

Jeta dashurore do të jetë argëtuese dhe e zjarrtë. Paraja do të jetë e qëndrueshme dhe puna juaj do t’ju pushtojë në pjesën më të madhe të vitit.

Ky është viti përmirësimit të aspekteve të ndryshme të jetës suaj. Së shpejti do të arrini në periudhë solide kur do të mund të ndërtoni jetën tuaj. Në këtë vit shfrytëzoni ndikimin që të qëndroni në atë që vërtetë jeni. Shpresoni në realizimin e gjithë asaj që dëshironi në jetën tuaj dhe kushtoni kujdes të mësoni si t’i shfrytëzoni ëndrrat tuaja për qëllime personale.

Jupiteri vjen nga mesi i vitit dhe sjell mundësi solide dhe fat të mirë dhe mundëson që të krijoni kushte, të cilat përmirësojnë dhe përkrahin avancimin tuaj. Gjithashtu shkëlqyeshëm forcon nevojën tuaj ekstravagante për hulumtim.

Duke pasur parasysh që partneritetet tuaja janë aktivisht në mënyrë dinamike edhe gjatë këtij viti, kujdesuni të vazhdoni punën në kuadër të obligimeve tuaja, gjë që ju premton shpërblime dhe forcime gjatë gjithë vitit.

Ekzistojnë mënyrat që të respektoni edhe kureshtjen tuaj të shkëlqyeshme dhe obligimet tuaja ndaj të tjerëve në jetën tuaj dhe kështu të sillni forcë edhe për ju edhe për ata. Bëjeni këtë një ndër qëllimet tuaja kryesore në vitin e ardhshëm.

Binjakët nga ky vit do të vazhdojnë përpara në mënyrë që të jenë shumë më të kthjellët dhe më të kujdesshëm kur zgjedhin njerëz me të cilët në të ardhmen do të rrethohen.

Këtë vit do të njihni shumë njerëz të rinj dhe do t’i klasifikoni sipas potencialit tuaj, ashtu që disa ndër ta ndoshta nuk do të mbeten në jetën e Binjakëve.

Puna dhe karriera

Astrologjia parashikon që këtë vit në punë do të jepni çdo gjë nga vetja, nëse do të punoni vetëm. Edhe pse është me rëndësi të ndërtoni marrëdhënie me kolegët dhe shefat, ndonjëherë është më mirë të keni pak kohë dhe vend vetëm për ju ku do të bëni ndonjë punë.

Nga ju do të pritet shumë në punë këtë vit. Me siguri do të punoni me ngulm dhe me temp mjaft të shpejtë. Madje edhe nëse stresi nuk do t’ju lejojë të rrini të qetë, provoni që sërish të veproni. Kjo do të bëjë që të tregoheni në mënyrën të mirë para punëdhënësit tuaj.

Këtë vit me siguri nuk do të kujdeseni edhe aq shumë për paratë. Do të duhej të keni mjaft për jetë dhe pak para shtesë për argëtim. Binjakët nuk do të guxonin që të angazhoheshin tepër rreth financave të tyre. Vetëm përpiquni të qëndroni të balancuar.

Deri nga fundi i vitit do të filloni një punë të re apo projekte të reja karriere dhe do të ndiheni mirë në lidhje me punën të cilën e bëni. Ndoshta keni pasur konflikte vitin e kaluar me autoritetin e punës, mirëpo kjo do të lehtësohet deri nga fundi i vitit 2020 dhe do të kaloni në bashkëpunim afatgjatë.

Merrni vendime të mira. Zonat e punës e cila do të mund të jetë interesante do të kenë lidhje me studime, udhëtime, kompjuterë, elektronikë nga zonat e dijes dhe informacioneve.

Në vitin 2020 gjithnjë e më shumë do të merrni qëndrim të pavarur, posaçërisht në muajt e hershëm në këtë vit. Shërbime më të mëdha të cilat do t’ua froni të tjerëve gjithnjë e më shumë tërheqin të mira më të mëdha financiare për ju.

Deri në nëntor do të ndodhin avancime të cilat i keni synuar, ndërsa ju jo vetëm që do të ktheni diçka që eventualisht e keni humbur, por do të kënaqeni me sigurinë e shtuar financiare e cila do të vijë me produktet e reja të gjetura me punën produktive.

Nyja veriore fillon vitin në shtëpinë tuaj të tretë dhe ju çon përpara nëpërmjet komunikimit dhe kontakteve, udhëtimeve të shkurtra dhe interaksioneve dhe pastaj kalon në shtëpinë tuaj të resurseve dhe financave.

Duke qenë se vjen nëpër atë zonë, edhe më tej ju shton shanset financiare për vitin e ardhshëm. Atë që dëshironi të ndodhë në të ardhmen duhet ndërtuar tani dhe ai ndërtim do të jetë i gatshëm nëpërmjet rrugës së caktuar dhe nga pak tradicionale.

Keni resurse dhe aftësi intelektuale, të cilat duhet shfrytëzuar për t’u përmirësuar dhe forcuar aftësia juaj dhe fuqizuar të mirat tuaja materiale. Përgatituni për ndërtimin e themelit i cili do t’ju ndihmojnë për të ardhmen.

Shëndeti

Këshilla për Binjakët është që duhet patjetër të punojnë me ngulm nëse dëshirojnë të qëndrojnë në formë dhe të jenë të shëndetshëm në këtë vit. Nëse përpiqeni të humbni peshë trupore, atëherë do të duhej të ushtronit më shumë dhe të hanit ushqim të pasur me fibra.

Provoni edhe të pushoni mendjen tuaj, sepse edhe truri juaj duhet të punojë. Jini të sigurt që herë pas here po keni mjaft pushim në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj mendor.

Në vitin 2020 duhet të balanconi. Kujdes të mos pësoni nga shëndeti nëse nuk do të punoni siç duhet. Mundeni të lodheni lehtë, mirëpo shpejt do të këndelleni, transmeton Telegrafi.

Patjetër bëni kontrollet fizike dhe mjekësore. Kur të zbuloni që keni sfida kur është fjala për shëndetin tuaj, shpejt do të ndryshoni dhe do të bëheni jashtëzakonisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e ushqimit, burimit të ushqimit dhe përgatitjes së tij, ushtrimit dhe forcimit të trupit.

Do t’ju shpaguhet e gjitha kur të hyni në vitin 2021, me jetë plotësisht të re të cilin do ta keni nga viti i ri 2020.

Dashuria

Binjakëve këtë vit u parashikohet që jeta romantike t’u jetë më intensive. Gjërat ndoshta ju kanë qenë të mërzitshme vitin e kaluar, mirëpo ky është vit i shkëlqyeshëm që më në fund t’i përmirësoni marrëdhëniet me partnerin tuaj.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që do të jeni të ngazëllyer me lidhjen në planin fizik. Do t’ju nevojitet edhe dashuri edhe ngushëllim, në mënyrë që vërtet të jeni të lumtur në lidhjen romantike.

Mund të ndiheni të mërzitur ndonjëherë, mirëpo kjo është mënyra juaj që të provoni diçka të re.

Provoni të shmangni grindjet rreth gjërave të vogla gjatë periudhës retrograde të Merkurit në vitin 2020, dhe ajo do të jetë: 18 shkurt 2020 (Ujori) – 9 mars 2020 (Peshqit); 19 qershor 2020 (Binjakët) – 11 korrik 2020 (Gaforrja); 16 tetor 2020 (Peshorja) – 2 nëntor 2020 (Akrepi).

A do të martohen Binjakët në vitin 2020? Kjo është pyetje me vend! Nuk pritet shumë nga partneri juaj dhe përpiquni të bisedoni për gjërat kur kemi probleme.

Kur është fjala për marrëdhëniet miqësore, ndoshta do të jeni pak të penguar, sepse me siguri do të jeni më shumë të përqendruar në jetën tuaj romantike. Kujtoni miqtë tuaj këtë vit, sepse me siguri nuk dëshironi t’i humbni në të ardhmen. Patjetër kaloni kohën shpesh me ta në mënyrë që të mbani të fuqishme lidhjet tuaja.

2020-a do të vijë deri ta zbutja e të gjitha ndryshimeve të cilat i keni pasur në marrëdhënie gjatë disa viteve të fundit. Divorcet, përçarjet në partneritet, projektet e mëdha në lidhjet sociale kanë qenë tema gjatë disa viteve të fundit.

Deri në pranverë do të filloni të zhvilloni marrëdhënie më të buta me miqtë dhe me ata përreth jush. Sërish do të ndieni dashurinë në fillim të verës.

Dhe deri në fund të vitit kur sërish do të filloni të keni më shumë marrëdhënie personale intime, posaçërisht duke kuptuar se si marrëdhënia ekzistuese kalon në një nivel tjetër. Do të ketë vetëbesim të plotë dhe falënderime.