SHPËRNDAJE

HTCE9

Kompania HTC në heshtje, edhe pse pa qëllim, ka zbuluar informatat në lidhje me fabletin më të ri në uebfaqen e saj kineze.

Me disa modifikime të vogla, specifikat e fabletit HTC One E9+ kryesisht janë ato që kemi pasur mundësinë t’i mësojnë edhe nga informacionet e mëparshme.

Kjo pajisje vjen me një kornizë gjysmë-plastike dhe gjysmë prej metali, posedon ekran 5.5-inç Quad HD (534 PPI), procesorin 64-bit 8-Core, 2GHz MT6795M Mediatek, 16GB memorie të brendshme, 2GB RAM memorie, kamerën e pasme prej 13 MP dhe kamerën e përparme UltraPixel prej 4 MP. Po ashtu posedon edhe shenjën tregtare në formë të altoparlantit të përparmë, BoomSound.

HTCE9-1

Dallimi është se informacionet e mëparshme treguan se kjo pajisje posedon kamerën e pasme prej 20MP dhe 3GB RAM memorie. Por mbetet të shihet se çfarë do të posedojë kjo pajisje kur do të lansohet.

Pjesa tjetër e specifikave, të cilat janë të përmendura në këtë uebfaqe, ndër të tjera përfshihet 802.11ac WiFi, Bluetooth 4.1, NFC dhe GPS. Posedon dy porta NANO SIM, baterinë 2800mAh, sistemin operativ Android 5.0.2 me ndërfaqen HTC Sense 7.

Momentalisht nuk ka detaje tjera në lidhje me çmimin dhe datën e lansimit në treg të HTC One E9+.