SHPËRNDAJE

Klopp-Hummels

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka thënë se goli i parë që e pranoi skuadra e tij kundër Juventusit ishte me të vërtetë shokues duke shtuar se italianët ishin shumë më të mirë në këtë takim.
Tevez shënoi gol në minutën e 3’ të takimit, dhe një gjë e tillë ishte me të vërtetë shokuese sipas Mats Hummelsit i cili më vonë tha se Juventusi ishte skuadër shumë më e fortë.
“Goli i parë që u pranua nga ne ishte me të vërtetë shokues. Gjatë tërë takimit ne nuk kemi arritur të krijojmë raste të pastërta për gol”, tha Hummels.
“Në pjesën e dytë ne e humbëm totalisht vetën tonë. Ne nuk ishim të nivel të njëjtë me Juventusin gjatë ditës së sotme”, përfundoi mbrojtësi gjerman.