SHPËRNDAJE

Shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Asamblenë komunale të Bujanocit Hajredin Hyda, në një postim në rrjetin e tij social ka analiluar situatën e krijuar ditëve të fundit nga dy subjekte politike shqiptarë në Luginë të Preshevës të cilën Hyda e ka konsideruar si aktivitet të ngjeshur të dy forumeve të grave të dy partive politike të Luginës në mbrojtje të një ‘kuazikauze”, dhe sigurisht të instrumentalizuar nga krerët partiak! Nëse kthehemi 35 vjet mbrapa do të shohim se ky aktivitet i forumeve aktuale të grave është shumë identik për kah forma me aktivitetin e atëhershëm të instrumentalizimit të grave serbe në Kosovë, ka shkruar Hyda:

Postimi i plotë i Hajredin Hydës:

Partitë politike shqipetare në ish Jugosllavi, që u krijuan pas shpërberjes së sistemit monist komunist, nuk mundën në tërësi të shkëputen nga format organizative të deriatehershme komuniste. Sikur Partia Komuniste që në kuader të saj kishte krijuar organizatat satelite si: Lidhja socialiste e popullit punonjës, Lidhja e rinisë socialiste, Lidhja e grave antifashiste etj. Edhe partitë postëmoniste në “gjyrin” e tyre krijuan: Forumin e të rinjëve, etj! Këto veprime stereotipe të partive shipetare, në vend të avansimit të pozitës së rinisë dhe grave, me mekanizma të tillë të respektimit të kuotave krijojnë mundësinë që në emër të gjinisë apo moshës të avansohen të pamerituarit dhe të diskriminohen meritoret! Po sikur të mos ishin krijuar këto klishe dhe imitime, komuniste, atëherë nuk kishte qenë asnjë pengesë që qoftë vajzë, grua apo i ri ose e re, nuk duhej të pengeohej që të avansonte, të zgjidhej në pozita më të larta qoftë partiake apo pushtetare. Dhe tash kemi një mekanizëm të rehatimit të. gjinisë femerore dhe të rinjëve në emër të përqindjes dhe gjinisë. Ditëve të fundit kemi një aktivitet të ngjeshur të dy forumeve të grave të dy partive politike të Luginës në mbrojtje të një ‘kuazikauze”, dhe sigurisht të instrumentalizuar nga krerët partiak! Nëse kthehemi 35 vjet mbrapa do të shohim se ky aktivitet i forumeve aktuale të grave është shumë identik për kah forma me aktivitetin e atëhershëm të instrumentalizimit të grave serbe në Kosovë, të cilat me komandë të Beogradit ishin ngritur kunder Fadil Hoxhës, politikanit të atëhershëm të asaj kohe!/presheva.com/