SHPËRNDAJE

Shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në legjislaturën që e lam pasë Hajredin Hyda në intervistën dhënë presheva.com, nuk është dakord me deklaratën e Ministrit për Integrime Europiane të Shqipërisë Gent Cakaj se ai është shpëtimtari i Bujanocit.

Për Hydën Bujanocin e kanë shpëtuar shqiptarët e komunës së Bujanocit dhe në krahasim me vitin 2016 shqiptarët kanë dalë edhe më të fuqishëm në këto zgjedhje.   

“Këtu nuk kemi të bëjme me rrezikim por fuqizim të shqipetarëve, por me sa duket politika institucionale në Shqipëri funksionon me parimin e informimit nga burime joformale ose e bazuar në preferenca personale, në shoqërim privat me individ nga Lugina, në vend se të eksploatojnë në mënyrë më rentabile sektorin e tyre për Ballkan në kuadër të Ministrisë se Jashtme”

Presheva.com: Si e komentoni deklaratën e Ministriar Cakaj, ku e konsideron vetën si shpëtimtarë të Bujanocit?

Hyda: Prononcimi i ministrit Cakaj, se ai i shpëtoi shqiptarët nga humbja, për mua është një nga deklaratat më të çuditshme që kam ndëgjuar nga ndonjë politikan i kalibrit të tillë.

Nuk e fajesoj së tepërmi ministrin, por faji duhet të kërkohet tjerakah, se ka dashtë të krijohet një klimë e tillë, në fakt shiptarët definitivisht kan treguar se janë shumicë absolute në Bujanoc, dhe vetëm falë ligjit të ri zgjedhor që favorizon votat e subjekteve pakica të cilat nuk e kan arritur cenzusin, shqiptarët, PD humbi këshilltarin e 11 ndërsa në krahasim me 2016 serbët kan rënë për një këshilltar!

Këtu nuk kemi të bëjmë me rrezikim por fuqizim të shqipetarëve, por me sa duket politika institucionale në Shqipëri funksionon me parimin e informimit nga burime joformale ose e bazuar në preferenca personale, në shoqërim privat me individ nga Lugina, në vend se të eksploatojnë në mënyrë më rentabile sektorin e tyre për Ballkan në kuadër të Ministrisë se Jashtme.

Poashtu edhe qarqet joshqipëtare lansuan një të pavërtetë që u nda nga portalet shqipëtare për gjoja rrezikun e humbjes së Bujanocit, dhe ky lajm qarkulloi në mbrëmjen e numërimit të rezultateve dhe në ditën e nesërme.

Prandaj edhe ishte i arsyeshëm shqetësimi i popullatës për këtë “rrezik”!

Pra mundemi të konstatojmë se ministri Cakaj përkundër qëllimit të mirë, në këtë intervenim në Luginë, mendoj se pati qasje joserioze dhe joprofesionale.

Presheva.com: Cili është vlerësimi juaj lidhur me ecurin e procesit zgjedhorë të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare?

Hyda: Procesi zgjdhor për zgjedhjet lokale, përkundër disa dobësive, rrodhi në kushte normale, pa pasur asnjë vërejtje serioze.

Se kush çfar rezultate ka pritur kjo është çështje tjetër, dhe sigurisht se pritshmëritë kan qenë ndryshe por popullata e ka thënë fjalën e fundit!

Për zgjedhjet parlamentare mundem të them se ka ndodhë një paradoks i madhe, i pa ndodhur ndonjëherë në analet zgjedhore.

Ay ku ka pasur edhe zgjedhje lokale, pra në Bujanoc, kemi vetëm rreth 6.000 vota për koalicionin e shqipetarëve, ndërsa në Preshevë ku nuk ka pasur zgjedhje lokale, dhe aty ka ndodhur mrrekullia ku për këtë koalicion kan votuar mbi 16.000 votues!

Sipas mendimit tim ka ndodhur konflikti frontal në mes Legalës dhe Legjitimes, por për këtë ndoshta do të ket analiza që do të bëhen më vonë!

Presheva.com: Pse shqiptarët duhet ta formojnë 21, kur kjo nuk ka ndodhur në asnjë përbërje të mëparshme dhe cilat mund të jenë pasojat nga pushteti qëndrorë nëse kjo ndodhë?

Hyda: Mundet të shtrohet edhe kundërpyetja, pse të mos bëhet 21-shi shqipetar!?

Rezultatet janë çertifikuar, partitë politike e kan përgëzuar njëra tjetrën për rezultatet e marra, jan bërë ftesat zyrtare për bisedime nga partia fituese, dhe poashtu ftesat janë pranuar. Pra nuk duhet të jemi ndjellakeq ndaj kësaj që ka filluar!

E kemi presedanin e Medvegjes ku SNS nuk ka ftuar partitë shqipëtare as në koalicion dhe poashtu integrimin minimal të shqipetarëve në organe shtetërore.

Pra një koalicion me SNS vetëm për hatër apo prej frikes nga Vuçiqi, mendoj se nuk është produktiv.

Mendoj se koalicioni me ta duhet të kushtëzohet për disa arsye dhe mundësi të realizimit të gjërave konkrete!

Presheva.com: A mendoni se dy qeveritë Tirana dhe Prishtina mund të na mbajnë ekonomikisht nëse Beogradi ia kthen shpinën Luginës?

Hyda: Është një pyetje hipotetike se Serbia do ta braktisë Luginën.

Luginën ,Shqipëria dhe Kosova e ndihmojnë vetëm kur janë të forta, ndërsa momentalisht nuk e kam këtë bindje! Shumë kthyrje të shpindës, Lugina i ka duruar në histori,dhe nuk më shqetëson së tepërmi ky fakt!

Presheva.com: Kohëve të fundit po ndëgjojmë deklarata të një patriotizmi të “shfrenuar” politik, se Beogradi është zgjidhja e vetme e shqiptarëve të Luginës, sa që, sikurse përfshirjen në bisedime Beograd-Prishtinë dhe bashkangjitja me Kosovë janë lënë në harresë. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë?

Hyda: Të gjitha këto deklarime jane një “Retorikë e thjeshtë politike” dhe deshëm apo nuk deshëm për momentin Lugina është në margjinat e vendimmarrjes, dhe çdo përdorim i sajë politik është thjeshtë një Monetë për kusuritje, dhe sinqerisht Luginën timë nuk dua ta shoh dhe përjetoj si mjet shërbyes i politikës ditore!/presheva.com/