SHPËRNDAJE

Shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit Hajredin Hyda, në një bisedë për presheva.com thekson se letra e dërguar grupeve parlamentare të Qeverisë së Kosovës nga ana e KNSH-së, Deputetit dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit është vetëm një monopolizim partiak dhe asgjë tjetër.  

Sa është serioze nisma për mbështetje të shqiptarëve të Luginës nga Qeveria e Kosoves? 

-Ne përshëndesim çdo nismë të Qeverisë së Kosovës të mbeshtetjes së Luginës dhe nuk mundemi të gjykojmë dhe paragjykojmë apriori nismën, por në fund do të shohim rezultatet apo mosrezultatet të cilat mundësojnë vlerësimin e iniciativës! I vetmi veprim që mundet me pasë sukses është vija e veçantë buxhetore që do të mundësonte realizimin e projekteve në infrastrukturë, arsim, kulturë, sport dhe ekonomi!

A janë kërkesat e shtruara nga KNSH reale dhe a perfaqësojnë interesin e popullatës shqiptare në tërësi në Luginë?

-Shkresa e KNSH-së, Deputetit dhe krytarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberit është një letër partiake në tentim të monopolizimit të paternalizmit për shqiptarët e Luginës! Kërkesat e shtruara të tyre konsistojnë me rritjen e buxhetit të KNSH-së, përkthimin e teksteve shkollore nga përkthyes jokompetent, financimin e portaleve të afërta me PVD etj! Pra mungon nje strategji dhe unifikim të kërkesave rale imediate që do të mundeshin të realizoheshin.

A duhet marrë për bazë deklarata politike e këshilltarëve shqiptarë drejtuar Qeveris së Kosovës?

-Sigurisht se nuk ka organ më legjitim të Luginës, pasi që aty përfshihen të gjitha partitë, dhe kërkesat e harmonizuara duhet të mbeten çdoherë si pikëreference në kërkesat drejtuar qeverive të Kosoves dhe Shqiperise.

Qka do të na sjell e nesërmja në Luginë?

-E nesërmja sikur edhe e sotmja është mjaftë e zymtë dhe vetëm ndonjë mrrekulli do të mundet të rikthej situaten në favor tonin, ose në gjendje normale!/presheva.con/