SHPËRNDAJE

E para, ne duhet të jemi më të fortë se Serbia dhe t’i nënshtrojmë serbët me dhunë, dhe, e dyta, të përpiqemi t’i integrojmë serbët në një Kosovë multietnike duke ua plotësuar çdo kërkesë deri në anulim të pavarësisë! Mundësia e parë: Ne as nuk jemi aq të fortë e as nuk e kemi si komb një shpirt e aspiratë të tillë!

Mundësia e dytë: Kjo mundësi është ndjekur qe dhjetë vjet nga Hashim Thaçi e tash po mëtohet të ndiqet nga Ramush Haradinaj, Isa Mustafa e Albin Kurti! Kjo rrugë si mundësi pashmangshëm shpie deri te ndarja e njëanshme e Kosovës, sepse as që ka vullnet e as që mundet kush t’ua plotësojë të gjitha kërkesat e serbëve!

Pra, si rruga e parë ashtu edhe e dyta Kosovës nuk i duhen gjë! Kosovës i duhet një politikë më e mençme.

E ajo është: ndarja përfundimtare me serbët – ai të vetat, ne të tonat! Ata me Serbi e ne me Shqipëri! Vetëm kështu përfundon ky konflikt!” Avni Klinaku, Sekretar i Përgjithshëm i LB-së.