SHPËRNDAJE

Ashtu siç pritej, vetura kryesore nga Hyundai do të ketë hapësirë të bollshme për tetë persona Gjatë javës së kaluar, mësuam se si do të emërohet SUV-i i ri nga Hyundai, transmeton Telegrafi. Do të quhet Polisade, ndërsa prezantohet zyrtarisht në LA Auto Show.

Derisa njoftimi nuk shfaqte ndonjë imazh, për të treguar dukjen që do të ketë, kishim dijeninë e përafërt për pamjen, pasi e pamë derisa po testohej me shtresat për kamuflazh. Tani, nuk duhet të presin për panairin që zhvillohet pas disa javëve, pasi një ueb-faqe që merret me makinat e reja, ka arritur ta siguronte imazhin ku shfaqet në tërësi.

Pritjet nuk kanë ndryshuar, pasi Hyundai Palisade 2020, kishte hapësirë të bollshme për tetë persona, ashtu siç ishte thënë edhe në Busan Motor Show në fillim të vitit. Shihet se ka marrë disa elemente të Santa Fe, si linjat dhe grilli diagonal. Njëjtë duken pjesët anësore, por pjesa e pasme dhe madhësia e përgjithshme dallon. Ky SUV është bazuar në platformën e Kia Telluride 2020, ndërsa pritet që brenda ta ketë motorin me 3.3 litra V6 që prodhon 290 kuaj fuqi.