SHPËRNDAJE

Bukuritë që i ofron dhe peizazhet e rralla Antarktiku, i dokumenton më së miri një video e cila është filmuar nga ajri por edhe nga anija akullthyese ruse e njohur si “Jamala”.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet se si kjo anije shumë e fuqishme thyen akullin. E për ta arritur një gjë të tillë në këto kushte ekstreme, patjetër se duhet të ketë një motor tejet të fuqishëm.

Bëhet fjalë për një motor me hiq më pak se 75 mijë kuaj fuqi që derisa kalon nëpër ujë gjithçka përreth saj shkatërrohet, madje edhe copat shumë të trasha të akullit.

Videoja është filmuar në mars të vitit të kaluar, kurse këto ditë është publikuar në internet dhe ofron pamje që deri më tani kemi mundur vetëm t’i imagjinojmë.

“Kemi parë arinjtë polar por edhe një anije që kishte ngecur në akull që e ndihmuam ta rikthejmë në port”, ka deklaruar Andrei Jefimov, anëtar i ekuipazhit të këtij përbindëshi.