SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë pasi i njëjti kishte ngacmuar motrat e nderit në kishën e tyre.

Përfaqësues i manastirit ka raportuar se i dyshuari dyshohet të jetë me të meta mentale.

Sipas tij, ai disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet.