SHPËRNDAJE

Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic nuk do të pensionohet te skuadra franceze PSG.
Agjenti Mino Raiola ka deklaruar se klienti i tij Zlatan Ibrahimovic nuk do të pensionohet në PSG.

“Ibra ka kontratë edhe një vit e gjysmë me PSG-në. Ai është i lumtur në Paris dhe po bënë më të mirën e tij për këtë skuadër”, tha Railoa për RMC.

“Nuk e di nëse ai do ta përmbyll karrierën në PSG. Ai është duke punuar që 15 vite dhe tani dëshiron të punoj edhe për tetë vite të tjera. Mendoj se ai mund të luaj deri në 42 ose 43 vjet, por nuk mendoj se ai do të luaj edhe 8 vite në PSG”.