SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimovic nuk ka qenë aspak i kënaqur me vendimet e arbitrit në ndeshjen kundër Bordeaux dhe është shfaqur shumë i nervozuar pas takimit.
Kampioni i Francës pësoi me rezultat 3-2 në terren mysafir, ndërsa të dy golat e kryeqytetasve i realizoi suedezi.

Arbitri Lionel Jeffredo mori disa vendime kundërthënëse në dëm të PSG-së gjatë ndeshjes, ashtu që 33-vjeçari nuk ka mundur të durojë pa e ofenduar.

“Gjatë 15 vitesh nuk kam parë arbitër si në këtë vend të ndyrë. Ky vend as që e meriton PSG-në. Nuk jeni duke luajtur me amatorë…”, është xhiruar duke thënë Ibrahimovic.

Sulmuesi ishte kryetemë e mediave edhe gjatë javës që po lëmë pas duke i quajtur futbollistët e Chelseat “11 foshnje që po qanin te arbitri” kur e përjashtoi me të kuq.

 

https://www.youtube.com/watch?v=dddPshqktkY