SHPËRNDAJE

Pas pazullimit të kampionateve evropiane të futbollit, ka nisur një luftë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic, është aktivizuar në mbështetje të luftës ndaj koronavirusit.

Sipas suedezit, që tha në formë komike, virusi nuk vjen te Zlatan, Zlatan shkon te virusi.

“Italia më ka dhënë gjithmon shumë dhe në këtë moment dramatik, dua t’i kthej edhe më shumë këtij vendi që e dashuroj”.

“Vendosa që bashkë me personat që po punojnë me mua të krijojmë një mbledhje fondesh për spitalet dhe humanistët”, shtoi ai.

“Besoj që bujaria e kolegëve të mi e të gjithë atletëve profesionistë dhe atyre që duan të bëjnë një donacion të vogël në bazë të mundësive për të larguar këtë virus. Ta heqim këtë koronavirus dhe të fitojmë këtë ndeshje. Dhe kujtoni, nëse virusi nuk shkon te Zlatani, Zlatani shkon te Virusi.”, tha mes tjerash Ibrahimovic.