SHPËRNDAJE

Për të mbrojtur lëkurën e fytyrës dhe të qafës gjatë ditëve të dimrit, është me rëndësi t’i kuroni, ndërsa më mirë është që ta bëni këtë me ndihmën e produkteve natyrale

Për ta mbrojtur lëkurën e fytyrës dhe të qafës gjatë ditëve të ftohta të dimrit, është me rëndësi t’i kuroni, ndërsa më së miri është që ta bëni me ndihmën e produkteve natyrale, jo të produkteve kimike.

Ju rekomandojmë që vetë ta bëni kremin ushqyes në mënyrë të thjeshtë.

Merrni gjysmë filxhani vaj kokosi (nëse është i ngurtësuar, shkrijeni në ambient të ngrohtë), një lugë të vogël vitaminë E të lëngshme dhe gjashtë pika vaj eterik livande.

Përzieni të gjitha mirë, në mënyrë që përbërësit të bashkohen dhe që të përftoni produkt kremoz.

Qiteni tretjen në kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje në sasi të vogla, të cilat do t’i bëjnë mirë lëkurës suaj, sepse vaji i kokosit kuron dhe ofron hidratim perfekt pa ndjenjë yndyre, vitamina e pengon plakjen dhe përshpejton regjenerimin, ndërkaq livanda qetëson dhe ka aromë të mrekullueshme.