SHPËRNDAJE

Në konferencën për shyp, presidenti Ilir Meta i është drejtuar edhe miliarderit George Soros, për të cilin la të kuptohet se është shkaktar i krizës në Shqipëri nëpërmjet kryeministrit Edi Rama. Meta tha se është i gatshëm të mbrojë Shqipërinë sepse është politikan i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit, jo si Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Kam edhe dy fjalë për George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin kur më tha të keni kujdes sepse nuk është aq demokrat sa duket. George Sorosit i uroj jetë të gjatë dhe i uroj suksese, t’i gëzojë ato miliardat e veta. Ilir Meta nuk është i racës së Gruveskit dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit”, u shpreh Meta.

Meta theksoi se nuk është i vetëm në mbrojtjen e vendit përballë “atyre miliarderëve që duan ta kthejnë Shqipërinë në parajsë të pastrimit të parave dhe në bazë të krimit të organizuar.”