SHPËRNDAJE

Monografia është e fushës historiko – politike dhe si e tillë trajton tema që janë të karakterit historik dhe ato aktuale. Në këtë monografi paraqitet një pasqyrë e përgjithshme e Luginës së Preshevës në aspektin historik; trajtohen tema të karakterit shumëdimensional si pozita gjeopolitike, emërtimet e rajonit, autoktonia e shqiptarëve, struktura etnike në aspektin kronologjik, aspekte fetare, shqiptarët e Luginës pjesë e njësive administrativo – territoriale nëpër kohë, mbetja e shqiptarëve në kuadrin e shtetit serb, shqiptarët e Luginës së Preshevës si pjesë e Lëvizjeve Kombëtare; paraqiten të dhëna mbi pozitën aktuale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku vëmendje të veçantë i kushtohet zgjidhjes së statusit së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe qëndrimit të shtetit amë ndaj shqiptarëve në këtë rajon.

Trajtimi i studimit me tërë rrafshin shumëdimensional, me argumente e të dhëna shkencore do të kontribuojë në njohjen e çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës.

Monografia ngërthen tema mjaft precize historike-politike, përmes të cilave lexuesi krijon një pasqyrë të qartë të fatit të kësaj pjese të margjinalizuar të kombit tonë.
Lugina e Preshevës, si pjesë e fragmentuar padrejtësisht nga trungu etnik shqiptar, është një plagë e hapur për mbarë kombin tonë, që kërkon zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë./presheva.com/