SHPËRNDAJE

Infermierja italiane që ka mbetur me mavijosje nëpër fytyrë, për shkak se vazhdimisht po mban maskën mbrojtëse në fytyrë dhe një tjetër që u fotografua duke pushuar mbi tavolinë nga lodhja e madhe në betejën për të luftuar përhapjen e coronavirusit në Itali, kanë rrëfyer përvojat e tyre gjatë punës në spitalet ku po luftohet kundër përhapjes së coronavirusit.

Alessia Bonari ka publikuar fotografinë e fytyrë së saj të mavojisour, pasi maska mbrojtëse të cilën e mban vazhdimisht i ka shkaktuar plagë të vogla gjatë orarit të gjatë në spitalin ku ajo punon në Milano.

Ajo ka folur për jetën që zhvillohet në spitalin ku ajo punon, duke pranuar se nuk mund të pi apo të shkojë në tualet për më shumë se gjatë orë – kjo për shkak të rrobave mbrojtëse që i vesh.

Një infermiere tjetër, Elena Pagliarini, është fotografuar duke pushuar në tavolinë e veshur me rroba dhe maskë mbrojtëse në spitalin në Cremona ku ajo punon.

Italia deri më tani ka regjistruar 631 vdekje dhe mbi 10 mijë tjerë që janë infektuar. E nga kjo situatë spitaleve u është shtuar dukshëm puna.

Bonari ka pranuar se si frikësohet se mund të infektohet gjatë orarit të punës në spital.

“Edhe unë po frikësohem, jo për të shkuar e bërë shoping. Po frikësohem të shkojë në punë. Po frikësohem që maska mund të mos më përshtate mirë në fytyrë dhe mundem aksidentalisht ta prek veten me dorëzat e papastra. Ekziston frika se mund të mos kem mbuluar mirë sytë dhe diçka mund të futet brenda”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje italianë të respektojnë rregullat për karantinë, që kanë hyrë në fuqi të hënën kur i tërë vend është izoluar si përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit.

“Do të vazhdojë të kujdesem për të gjithë pacientët e mi, sepse jam krenare dhe e dua shumë punën që e bëjë”, tha ndër tjera Bonari.

Ndërkaq, Elena Pagliarinin që punon si infermiere në spitalin e Cremona dhe që ishte fotografuar duke fjetur mbi tavolinë nga lodhja e madhe, ka folur për sfidat me të cilat ballafaqohet çdo ditë.

“Mendoj se të gjithë ne jemi testuar në trup dhe mendje, kjo për faktin se shumë njerëz të sëmurë shohim çdo ditë dhe që kërkojnë ndihmën tonë. Ne fillojmë punën në ora  8 të mëngjesit dhe punojmë për më shumë se 10 orë”, ka shtuar ajo.