SHPËRNDAJE

Infermierja e shëndetit mendor Lucy Duncan, 24 vjeç, ishte duke shkuar për në shtëpi me veturën e saj pas përfundimit të punës së saj prej 12 orësh në Wigan Infirmary të enjten e kaluar, kur papritmas makina e saj u godit nga automjeti i një 78-vjeçari.

Pensionisti i tha Lucy-t se po përpiqej të merrte ushqim, pasi ishte izoluar për 10 ditë, kjo pasi që kishte simptoma të pandemisë Covid-19, shkruan Daily Mail.

Zonja Duncan telefonoi për një ambulancë dhe shkoi në spital me pensionistin.

Punëtori shëndetësor Ëigan qëndroi me burrin e moshuar derisa ajo u tha se nuk kishte asgjë më shumë që ajo mund të bënte.

Lucy Duggan, 24, had just finished a 12-hour shift, but when a 78-year-old pensioner with coronavirus symptoms crashed in to her, she got him to the hospital and stayed with him for as long as she could. Picture: BBC

Ajo zbuloi më vonë se ai kishte vdekur.

Bizneset dhe të famshmit kanë përmbytur zonjën Duncan me lavdërime dhe oferta për të ndihmuar pas veprimit që ajo bëri ndaj pensionistit.

Kështu në mëngjesin e së mërkures, ajo pranoi si dhuratë një makinë të re nga një tregtar vendas.

Lucy appeared on BBC Breakfast on Wednesday morning, where she was presented with a new car for her attempt to save the dying pensioner. The quick-thinking nurse from Wigan now wants to try and find the pensioner's estranged son. Picture: BBC

“Ka qenë kaq dërrmuese, kam pasur kaq shumë mesazhe dhe komente të bukura”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu mori një mesazh personal nga boksieri Anthony Joshua, i cili tha në program: “Patjetër që patët dhembshuri, patjetër që treguat trimëri, kështu që dua t’ju përgëzoj për këtë”.

Zonja Duncan i tha BBC-së se burri ishte rrëzuar mbi timon dhe kishte probleme për të marrë frymë kur e gjeti atë pas rrëzimit javën e kaluar.