SHPËRNDAJE

Secili posedues legal i armëve duhet të shkojë tek mjeku i zgjedhur deri në muajin mars të vitit 2020 për tu pajisur me formularin e ashtuquajtur numër 1.

Sipas njoftimit zyrtraë të Shtëpisë së Shëndetit pas kësaj procedure personi duhet të shkojë tek qendra shëndetsore e licencuar për çertifikata të mjekut ku kryhet sipas rregullores kontrollimi mjeksor për aftësitë e tij për të poseduar armë.

Në bazë të njoftimit do të kryhen kontrollime te oftalmologu, mjeku i mjeksisë së punës, psikologu dhe secili nga ta mund të vlersoj se a duhet të shkohet në kontrollime shtesë. Pasi të kompletohen këto dokumente dërgohen në polici.

Vërejtje: Të gjithë ata që nuk posedojnë librezë shëndetsore nuk mund të kenë mjekun e zgjedhur, thuhet kështu në njoftimin e Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë./presheva.com/