SHPËRNDAJE

Iniesta-Neymar

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka porositur bashkëlojtarët që ta harrojnë kualifikimin në finale të Copa del Ray. Ai mendon se lojtarët tani duhet të fokusohen në ndeshjet e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi në formë të madhe dhe jam tejet i lumtur. Por, ne tani duhet të përqendrohemi në dy garat tjera, ka deklaruar spanjolli për Marca.

“Arritja në finale është arsye e mjaftueshme për të qenë krenar. Tani ne duam për të përfunduar punën tonë. Kur ju jeni në një moment të mirë ju duhet të mundoheni që ai të zgjasë edhe më gjatë”, ka theksuar ai.