SHPËRNDAJE

Inspekcioni komunal angazhohet në mbrojtjen e vlerave të Trashëgimisë kulturore në Tërrnavë dhe Bukuroc.

Është realizuar edhe vizita e përbashkët e drejtuesve të Inspekcionit komunal të Preshevës dhe kryetarit të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore.

Me kërkesën e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, Inspekcioni komunal në Preshevë dhe kryetari I SHTKK-së në vizituan Teqenë e Tërrnavës ku biseduan me përfaqësues të Bashkësisë lokale dhe të Këshillit të Xhamisë në Tërrnavë, lidhur me ndërtimin e objektit te Xhamia për të cilin kemi mendim pozitiv, thotë kështu për portalin preshevacom kryetari i shoqatës, Xhemaledin Salihu.

Sipas Salihut në këtë ndërtim është rrezikuar Teqja e fshatit gjatë ndërtimit. Në bisedë është kërkuar që mos të preket Teqja.

Inspekcioni komunal gjatë inspektimit në terren në procesverbalin e tyre ftojnë Këshillin e Xhamisë që të mbrohet Teqja e cila është në gjendje të mjerueshme me restaurim apo meretim të saj për ta ruajtur Teqen nga shkatërrimi.

Tani mbetet obligim dhe detyrë e Këshillit të Xhamisë dhe Bashkësisë lokale në Tërrnavë që ta restaurojnë apo meremetojnë Teqen në Tërrnavë.

Poashtu të njëjtën ditë delegacioni I njëjtë në përbërje të njëjtë vizitoi edhe bashkësinë lokale Bukuroc ku fokus kishin Varrezat e Krushqëve dhe u njoftuan me gjendjen e Varrezave të Krushqëve dhe Varrin e Nuses.

Gjatë njoftimit me gjendjen e këtij vendi të trashëgimisë kulturore, Inspekcioni komunal nga një familjar I shtëpivë në lindje të varrezave kërkoi që Varri I Nuses, Brenda Varrezave të Krushqëve të hiqet dheu që mbuloi varrin.

U premtua se do të hiqet por edhe sot nuk është hequr dheu dhe pjesa lindore e Varrezave ka mbetur e shkëputur dhe e mbuluar me dhe, thotë kryetari Salihu.

Inspekcioni komunal propozon që Varrezat e Krushqëve dhe Varri I Nuses duhet të ruhen e mbrohet andaj I propozojnë Bashkësisë lokale që ato të ruhen, mirëmbahen dhe të rrethohen./presheva.com/