SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme sot edhe zyrtarisht do t’i këshillojë qytetarët e Serbisë të mos udhëtojnë në rajonet italiane ku ka të infektuar me virusin “Korona” dhe ku tashmë kanë vdekur pesë persona, ka konfirmuar për Novosti Ivica Daçiç.

“I rekomandojmë qytetarëve të Serbisë të mos udhëtojnë në rajonet të cilat Qeveria e Italisë i ka caktuar si kritike.

Ky rekomandim do të mbetet në fuqi për sa kohë që situata në atë pjesë të Italisë është kritike” ka thënë Daçiç.

Rajonet italiane si Llombardo dhe Veneto janë më të prekurat me virusin që filloi nga Kina dhe deri më tani ka marrë 2,247 jetë njerzish, ndërsa më shumë se 76,000 persona janë infektuar në të gjithë botën.

“Jemi të përgatitur për skenarin më të keq në rast të përhapjes së virusit “Korona”, por shpresoj se nuk do të vijë der te kjo”, ka thënë drejtori i Klinikës për sëmundje infektive dhe tropikale të Qendrës Klinike të Serbisë, Dr Goran Stevanoviç.

Deri më tani janë testuar nëntë raste të dyshuara nga Klinika dhe të gjitha kanë qenë negativ./presheva.com/