SHPËRNDAJE

Antonio Conte ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Interit.

Tekniku italian është rikthyer në Serie A për të rivalizuar ish-ekipin e tij Juventus për trofe.

Kësisoj Interi ia ka plotësuar të gjitha kushtet dhe i ka lënë dorë të lirë trajnerit për tu përforcuar.

Neroazzurët i kanë ofruar 200 milionë euro Contes në dispozicion për transferimin e futbollistëve të rinj.

Edin Dzeko pritet të jetë përforcimi i parë i Interit, pasi marrëveshja me boshnjakun është arritur.

Nicolo Barella, Federico Chiesa dhe Romelu Lukaku janë tre emrat tjerë të mëdhenj që Interi ka në listën e transferimeve.

Gjithsesi zikaltërtit janë në kërkim edhe të një mbrojtësi të krahut të djathtë.