SHPËRNDAJE

Beppe Marotta thuhet se është i frustruar nga marrëveshja e ngecur e Romelu Lukakut dhe Edin Dzekos, ndërsa tani tenton ta transferojë Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germain.

Sipas Sportitalia, Nerazzurët e kanë kuptuar se Manchester United dhe Roma po kërkojnë shumë të mëdha për t’i lënë të lirë sulmuesit të largohen, andaj po e shikojnë tani transferimin e uruguaianit.

Drejtori Marotta ka thënë në Sky Sports se ata kanë bërë një ofertë drejtë për Lukakun dhe janë në pritje të përgjigjes nga ana tjetër.

“Ne bëmë një ofertë të fortë, një që është e vlefshme dhe e përshtatshme për vlerën e transferimit të lojtarit dhe nuk kemi qenë ende në gjendje të lidhim një marrëveshje”, ka thënë drejtori i Interit.

Nëse Interi nuk arrin ta transferojë Lukakun ose Dzekon, atëherë do të mbajnë një shikim më afër marrëveshjes me Cavanin.